Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka inspektuar zonat e përmbytura ne fshatin Mali i Jushit dhe Ças te Velipojës.

Ruli ka deklaruar se po punohet qe sipërfaqja nen ujë te thahet sa me shpejt te jete e mundur për t’iu kthyer normalitetit.

Aktualisht po punohet për te rehabilituar argjinaturat e dëmtuara dhe përhapjen e kanalit kullues te Myrtemzes, i cili lidhet me luginën e Vilunit.

Genc Ruli: “Brenda pak javëve të kthejmë të gjitha argjinaturat mbrojtëse në gjendjen që kishim para përmbytjes, sepse janë dëmtuar nga përmbytjet. Në argjinaturat e Dajçit do bëhen punime për t’i kthyer në gjendjen që kishim para përmbytjes. Duke menduar që sidoqoftë pranvera është para. Prapë do të ketë reshje, sigurisht jo të kësaj përmase, që sistemi i kullimit në zonë të jetë në gatishmëri.”

Prioritet mbetet rehabilitimi i shtëpive te dëmtuara nga përmbytjet, ndërkohë ka nisur faza e verifikimeve për demet e shkaktuara.

Genc Ruli: “Të paktën në aktivitetin blegtoral dëmet janë minimale. Pothuajse është konstatuar shkalla e dëmeve, nga 4800 gjedhëve që ka kjo zona e NënShkodrës. Deri tani numri i gjedhëve të dëmtuara, dmth, që janë mbytur është vetëm 11. Diçka më e madhe sigurisht është kjo bagëtia e imët, por krahasuar me përmasat e përmbytjes dëmtimi në blegtori është shumë i vogël”.

Sipas Ministrit te Bujqësisë, Genc Ruli po shikohet mundësia qe te shtohen dhe pompat ne hidrovore për te përshpejtuar thithjen e ujit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani