Policia Spanjolle po heton ish-lojtarin e Barcelonës, Zherard Pike, pasi dyshon se ai i ka bërë “dhurata” ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të institucionit që Superkupa e Spanjës të transferohej në Arabinë Saudite.

Në shtator, autoritetet i kërkuan gjyqtarit që po shqyrton këtë çështje dhe të tjerave të federatës spanjolle që të kërkonte më shumë informacion nga Andorra për fondet e marra nga Kosmos, një kompani e lidhur me ikonën blaugrana. Deri në tetor 2022, gjyqtari kishte kërkuar bashkëpunim nga FC Andorra për të kontrolluar një llogari bankare të klubit.

Ata gjithashtu duan të gjejnë llogarinë e Pique që dërgoi dy milionë euro në një llogari tjetër spanjolle në shkurt 2021 dhe të identifikojnë llogari të tjera të lidhura me të. FC Andorra, në pronësi të Pike, në “MoraBanc”, raporton Mundo Deportivo.

Hetuesit donin të gjurmonin fondet nga një llogari e Kosmos ku thuhet se u paguan komisione nga Sela, një kompani saudite, për të ndihmuar në negociatat e Superkupës. Agjentët besojnë se është thelbësore që të gjurmohen të gjitha lëvizjet e parave në lidhje me pagesat e kompanisë saudite.

Sipas policisë spanjolle, ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos e lidhur me kompaninë saudite, ku shuma e transferuar është një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të klubit.

Klan News