Ndeshja e Real Madrit dhe Barcelonës u ndoq nga mijëra tifozë, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte edhe fakti që ylli i muzikës Shakira shfaqi interes për ndeshjen.
Këngëtarja kolumbiane shpërndau në rrjetet sociale një fotografi që tregon vëmendjen e saj ndaj kësaj ndeshje të rëndësishme të La Liga-s.
Përtej ndeshjes duket se arsyeja e fortë pse Shakira ndoqi “El Clasicon” e mbrëmjes së djeshme ishin banerat rreth fushës së futbollit, ku dukej qartë emri i saj i “gdhendur” aty.
“Banerat. Një arsye mjaft e mirë për të parë El Clasico”, shkroi ajo krahas një fotoje të një ekrani televiziv që transmetonte ndeshjen.
Shakira ka qenë më parë shumë e lidhur me skuadrën e Barcelonës dhe shpeshherë ka ndjekur nga afër ndeshjet e kësaj skuadre, duke qenë se edhe ish-partneri i saj, futbollisti Gerard Pique ka qenë pjesë e kësaj skuadre deri në Nëntor të 2022.
Klan News