Santiago Gimenez është objektivi primar i Milanit për sulmin në merkaton e dimrit. Megjithatë Feyenoord nuk heq dorë poshtë 40 milionë Eurove, një shifër shumë e lartë.

Kuqezinjtë mund të shkojnë maksimumi deri në një ofertë prej 35 milionë Eurosh, por holandezët nuk ulen.

Në këtë situatë, te Milani kanë nisur të shikojnë për alternativa. Një lojtar që ndiqet nga kuqezinjtë është sulmuesi i Udinese-s, Lorenzo Lucca.

25-vjeçari po spikat këtë sezon në Itali dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. /tvklan.al