Këngëtarja e njohur Arilena Ara do të sjellë një tjetër projekt muzikor i cili pritet të publikohet gjatë muajit Prill.
Ishte Alketa Vejsiu që gjatë emisionit “X Factor Albania” në Tv Klan zbuloi disa detaje nga klipi i këngës gjë që e bëri këngëtaren të na tregojë pak më shumë mbi këtë projekt.
“Projekti më i rëndësishëm deri sot”, kështu është shprehur Arilena Ara lidhur me këngën që pritet të nxjerrë këngëtarja së shpejti. Se për çfarë historie bëhet fjalë në këngë apo titullin e saj, këngëtarja nuk dha më shumë detaje, teksa të gjithëve na mbetet të presim publikimin e këtij projekti.
Alketa Vejsiu: Ti golden lady të pashë në një xhirim ekskluziv, një backstage. Ishe në një pishinë, në ajër, të zhysnin të ngrinin. Çfarë bëje në ato vende?
Arilena Ara: Keni parë xhirime ekskluzive?
Alketa Vejsiu: Po kemi patur nëpër duar xhirime ekskluzive, i pamë para se t’i shohin të tjerët.
Arilena Ara: Çfarë bëja? Unë mbytesha.
Alketa Vejsiu: Po kush të shpëtonte?
Arilena Ara: Po kisha kështu zhytës profesionistë që kujdeseshin për mua sepse unë kam pak fobi ujin dhe nuk notoj edhe aq mirë dhe si duket më testojnë gjithmonë me fobitë e mia në çdo lloj spoti apo klipi dhe në këtë klip në projektin tim më të rëndësishëm që kam bërë deri më sot e fillojmë duke u mbytur në ujë.
Alketa Vejsiu: Ti mund të zhytesh po nuk mbytesh kurrë.
Arilena Ara: Unë një gjë thashë, më duhet të jem nesër në ‘X Factor’ kështu që nuk është dita ime sot që të mbytem.
Alketa Vejsiu: Kur del kënga njëherë?
Arilena Ara: Del në gjysmë të Prillit mendohet.
Alketa Vejsiu: Ka një titull, ka një fabul që ta dimë ne përpara apo s’themi asgjë?
Arilena Ara: Jo, nuk ka se nuk flas dot. S’jam e autorizuar.
Alketa Vejsiu: Ta bëjmë siç duhet promo-n hap pas hapi, me strategji, jo kështu.
Arilena Ara: Po pra edhe aq sa u përgjigja paske parë videot.
Alketa Vejsiu: Jo videot nuk i kam parë, por mora vetëm një shije të vogël dhe u kënaqa shumë.
/tvklan.al