Në një përgjigje për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha standardet, që nga rrugët tek akomodimi për organizimin në Tiranë të Giro d’Italia në ciklizëm më 9-11 Maj.

“I dashur Aurel, ti thua Shqipëria s’ka rrugë për xhiron e Italisë sepse dëgjojmë vetëm lot edhe Balluku thua ti, por rrugë nuk shohim. Ndërkohë të zotët e punës që organizojnë xhiron, nuk e dëgjojnë fare Ballukun, madje kam përshtypjen që as nuk e dinë kush është, por kur kanë ardhur në Shqipëri për të parë kushtet, jo vetëm i kanë parë rrugët, por kanë bërë një vlerësim shumë pozitiv të të gjitha kushteve, infrastrukturë, hoteleri, siguri, pastërti dhe ekipe profesionale në çdo bashki”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka ndryshuar në çdo aspekt dhe tanimë gëzon respektin e të huajve.

“Deri dje ishim, mos më bëj ta them, deri në fyt dhe nxeheshim me të huajt që s’na hidhnin as sytë. Ndërsa sot nuk i shohim dyshimet që ja bëjnë mu, dhe çuditemi me miliona të huaj që vijnë në këtë vend ku s’ka rrugë, s’ka drita, s’ka ujë, s’ka bukë dhe ku vriten njerëzit përditë rrugë më rrugë. S’di vërtetë ç’të them për rrugët që ti i dëgjon por nuk i sheh, madje thua dëgjojmë në shumës dhe nuk i shohim në shumës, se siç thotë populli nuk sheh syri po sheh mendja, dhe nuk ka më të verbër se ai që nuk do të shikojë”, tha Rama.

Klan News