Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në Klan News komentoi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë caktuar 12 drejtuesit e qarqeve, të cilët i cilëson si figura me integritet që do ta çojnë opozitën drejt fitores në zgjedhjet e 2025.
Këtë të Premte do të mblidhet dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të cilën Gjekmarkaj dha disa detaje për temat që do të diskutohen, ku mes tyre është dhe kërkesa për krijimin e qeverisë teknike.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës është shprehur besimplotë se opozita do të dalë fituese nga beteja elektorale e 2025.
Tv Klan