Teksa prej kohësh banorë të lagjes Skënderbeg në Lezhë ankohen për ndotjen nga një fabrikë e përpunimit të mbetjeve shtazore, në mbështetje të tyre ka dalë edhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj. Ai ka thënë se qytetarëve të zonës po u rrezikohet shëndeti i tyre.

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj: Këtu jetojnë fëmijë, burra, gra, pleq të cilët zgjohen dhe flenë me terrorin e një ere të ndyrë që ju prish jetën dhe është shumë e padrejtë. Ne nuk jemi kundër kapitalizmit, kundër fitimit , por një fabrikë e tillë nuk mund të egzistojë në një territor të banuar shumë,duhet të ishte jashtë qytetit.

Ai kërkoi nga ministria e mjedisit dhe autoritetet lokale që të marrin masa.

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj: Përtej letrave, firmave e kornizës që nga pikëpamja formale mund ta kenë ligjore kjo fabrikë mbijeton vetëm se ka mbështetjen e pushtetit dhe urrejtjen e njerëzve.

Gjekmarkaj deklaroi se do të vijojë që të jetë në terren për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Klan News