Deputeti demokrat i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj në një deklaratë publike në lidhje me zjarrin e rëndë në Shëngjin tha se ndërhyrja e autoriteteve për shuarjen e zjarrin ishte i vonuar.
Sipas tij, nëse ndërhyrja do ishte bërë para disa ditëve nuk do ishin këto dëmë kolosale.
Agron Gjekmarkaj: Ne kemi dhënë alarmin bashkë me qytetarët prej katër ditësh. Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shkurdhër sepse nëse do të ndërhyhej në kohë do t’i kursehej kjo traumë banorëve të shëngjinit dhe biznesmenëve edhe imazhi i këtij qyteti. Nuk do të kishim hotele të djegura, shtëpi të djegura, bare të djegura e plazhe bosh siç ju e shikoni tani që nuk ka këmbë turisti sepse ikën të gjithë të traumatizuar. Do të kishim një situatë krejt tjetër, por ata ishin të zënë me festivaline tyre me kongresin e propagandës, me luftën e brendshme, me skandalet për t’u menaxhuar, me hajdutëritë që kanë shpërthyer kudo. Zjarre të tilla nuk dominohen vetëm me vullnet pozitiv, as me lutje. Kanë nevojë për pajisje e mbështetje.
Klan News