Çdo shpresë sado e vogël që Alma Arrazi dhe djali i saj vetëm 3 vjeç mund të ishin gjallë, u shua këtë të martë kur polumbarët e RENEAS, gjetën trupat e pajetë të tyre në ujërat e lumit Buna.
Me gjetjen e trupave të tyre shkon në 4 numri i viktimave në këtë tragjedi, çka përmbyll kështu dhe operacionin e policisë në lumin Buna. Fillimisht mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e lumit u nxorr trupi i pajetë i djalit vetëm 3 vjeç, ndërsa vetëm disa orë më pas u gjet dhe dhe nëna e tij, Alma Arrazi.
Ishte pikërisht kjo e fundit që dyshohet se çoi drejt vetëmbytjes 3 fëmijët e saj të mitur, veprim ky që sipas grupi hetimor në Policinë e Shkodrës, ka ardhur si pasojë e rëndesës psikologjike për shkak të tradhtisë bashkëshortore.
Mbi këto dyshime, në pranga është vënë Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares. Ka qenë vetë i arrestuari që ka kallëzoi në polici më 3 Maj se më 2 Maj ishin larguar nga banesa bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 9, 8 dhe 3 vjeç.
Mënjëherë më pas, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Ishte një peshkatar i zonës që gjeti në ujërat e lumit Buna trupin e vajzës së madhe, 9-vjeçare më 4 Maj.
Tv Klan