Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Palokastër të Gjirokastrës.
Sipas policisë, viktima është gjetur në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino.
Viktima dyshohet të jetë rreth 65 vjeç, ndërsa nuk është identifikuar akoma.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij. /tvklan.al