Një 42-vjeçar është gjendur pa shenja jete orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës. Dyshohet se është përplasur nga një automjet i paidentifikuar.
Ndërkaq autoritete kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit,” njoftuan blutë e Kavajës./tvklan.al