Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e zjarrvënieve dje në Kavajë dhe Rrogozhinë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit të policisë për kapjen e autorëve, të cilët siç shihet edhe në video përpiqen të largohen me vrap.
Balla rikujton edhe njëherë se në bazë të ligjit zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim dhe se policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim.
Gjithashtu ai i bën një apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.
Tv Klan