Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ftohja e motit ditët e fundit dhe ulja e temperaturave, ka bërë të rritet konsumi i energjisë elektrike. Mjeti i vetëm me të cilin ne ngrohemi, gatuajmë dhe ndriçohemi. E gjithë energjia e harxhuar këto kohë është përballuar vetëm me importin, pasi reshjet e ditëve të fundit, thuajse nuk kanë prekur sipërfaqet e rëna të hidrocentraleve.
Fierza ka arritur të shtojë 24 cm, ndërkohë që për një funksionim normal dhe punë normale bëhet fjalë t’i shtohen 40 metra kub ujë. Nëse vite më parë prurjet e Drinit ishin mbi 150 metra kub në sekondë, sivjet ato janë 81 metra kub në sekondë. Sipas drejtuesve të KESH-it, deri në fund të vitit do të mbetet kjo sasi importi.
Në mjaft raste ku është rritur konsumi, pasojat kanë çuar deri në djegie të transformatorëve. KESH me burime financiare të tij, të buxhetit të shtetit dhe kredive e granteve të marra, brenda këtij viti me ndërhyrje të nënstacioneve të Tiranës, do të arrijë të përmirësojë furnizimin me energji elektrike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti