Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Megjithëse njoftimet më të fundit nga Maqedonia lënë shpresë për çtensionimin e gjendjes, në republikën fqinje, ende pesha e luftës rëndon mbi qytete. 30 mijë shqiptarë, janë shpërngulur drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Në Tetovë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është hequr ende.
Shqiptarët në këtë qytet lëvizin shumë rrallë nga frika e snajperëve të vendosur në pika strategjike, si dhe nga forcat e sigurimit. Deri tani thuhet, se janë arrestuar 200 vetë, të dyshuar si anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare, por konfirmim zyrtar ende nuk ka. Lëvizja është e pakët edhe në Shkup, Kërçovë dhe Gostivar, megjithëse atje nuk është vendosur gjendje e jashtëzakonshme./tvklan.al