E 12 -ta e shtunë e “Gjeniut të Vogël” pati dy të skualifikuar, Elitin dhe Arselindën.
Sfida e parë që hapi edhe mbrëmjen ishte mes Elitit dhe Redit. Katërshja e jurisë dëgjoi për të dytën herë, performancat e dy konkurentëve, që një javë më parë i vlerësoi të barabarta.
Vota për të vazhduar konkurimin ishte unanime për Redin.
Pas skualifikimit të parë gara vazhdoi për 12 fëmijë.
Performancat e Arselindës dhe Ersenadës u vlerësuan nga paneli i jurisë, më pak të mira. Kjo i çoi në sfidë dy vajzat.
Në përfundim të gjykimit, konkurimin do ta vazhdojë Ersenada bashkë me 10 gjenitë e tjerë.
E ftuara e mbrëmjes ishte këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma.
Tv Klan