Ndeshja nis e vrullshme për Gjermania e cila kalon në avantazh në minutën e 10 me Florian Wirtz.

Wunderkind- Jamal Musial, dyfishoi shifrat për Gjermaninë në minutën e 19-të.

Ryan Porteous në minutën e 44′ doli me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Jamal Musiala në zonën e rreptësisë.

Për shkak të asaj ndërhyrje arbitri francez Clement Turpin akordoi pasi pa dhe VAR penallti, e cila u ekzekutua mjeshtërisht nga Kai Harvertz në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në 45 minutat e para gjithçka foli për gjermanët të cilët realizuan 5 goditje, të gjitha në portë, kundrejt 0 gjuajtje të realizuara nga skocezët.

Mbajtja e topit ishte 69% për gjermanët të cilët realizuan 335 pasime kurse kundërshtarët skocezë vetëm 151.

Në minutën e 57′ Gjermania rrezikon sërish portën. Në minutën e 59′ Musiala depërton nga e majta e sulmit gjerman duke dribluar dy kundërshtarë dhe godet serish portën, por portieri Angus Gunn tregohet i vëmendshëm dhe ndalon me këmbën e majtë topin e gjuajtur nga Musiala.

Në minutën e 68′  Niklas Fullkrug, i cili kishte më pak se 5 minuta që zëvendësoi Havert, shënoi golin e katërt për Gjermaninë.

Fullkrug shënoi në minutën e 76′, por arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje të sulmuesit të Borussia Dortmund.

Skocia me 10 lojtarë arrin të shënojë golin e “nderit”, me një autogol në minutën e 87-të të realizuar nga Rudiger

Skocia me 10 lojtarë arrin të shënojë golin e “nderit” me një autogol në minutën e 87-të të realizuar nga Rudiger.

Si për të kompensuar një gol të anuluar për pozicion jashtë loje dhe golin e shënuar në portën e tij nga Rudiger, Emre Can realizon në minutën e 93′ golin e 5-të

/tvklan.al