“Tri ngjarje që të kanë shenjuar jetën” është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe telefonuesit kanë ndarë kujtimet e përvojat e tyre. Ranci nga Tirana është një nga telefonueset që pa shprehur detaje të mëtejshme, tregon se ka gjetur vajzën dhe gjithashtu mësoi se ishte gjyshe.
Ranci: Tri gjëra më kanë bërë… një është e hidhur dhe dy janë të lumtura. Gjeta vajzën dhe isha bërë gjyshe. E treta, bëra një aksident por shpëtova.
Aldo: Si e gjete vajzën se s’e kuptova?
Ranci: E gjeta me anë të Klanit./tvklan.al