Riselda Selaj është një nga talentet e gjimnastikës shqiptare. 15-vjeçarja e cila muajin e kaluar mori 5 medalje të arta në turneun e Manastirit, stërvitet çdo ditë vetëm që prej muajit qershor dhe tani pret t’i caktojnë një tjetër trajner.
Kushtet e palestrës nuk janë aq të përshtatshme, megjithatë gjimnastja e Partizanit, e cila mbështetet me bursën e talenteve të reja nga Komiteti Olimpik Shqiptar do të luftojë për më tepër.
Riselda Selaj: “Synimi im është të paraqitem sa më mirë në lojërat mesdhetare në Pescara të Italisë, e cila është dhe një trampolinë për në lojërat olimpike 2012 në Londër.”
Gara më e afërt e Riselda Selaj është Ballkaniada që do të zhvillohet në dhjetor në Turqi. Ku ajo pretendon të renditet në 8 më të mirë. Gjimnastika është një nga sportet më të varfra në Shqipëri. E megjithatë në palestrën e klubit Partizani gjithnjë gjen sportistë që stërviten./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku