Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Voto PSD, beso tek e majta”. Me këtë slogan do të shfaqet PSD në zgjedhjet lokale të Tetorit. Në mbledhjen e këshillit kombëtar të kësaj partie u miratuan në parim, kandidatët për kryetar komune dhe bashkie nëpër rrethe, si dhe u përcaktuan objektivat për zgjedhjet vendore.

Skënder Gjinushi:- “Partia Socialdemokrate është për bashkimin dhe fitoren e të majtës. PSD është për një të majtë të vërtetë. PSD garanton stabilitet dhe vazhdimësi në qeverisjen lokale. PSD nuk pranon politika përçarëse të së majtës, që frymëzohen nga disa në PS. PSD nuk pranon inferioritetin e së majtës para së djathtës. PSD nuk i shet përfaqësuesit e saj dhe të së majtës, për hir të pazareve politike me të djathtën dhe Berishën. Vota për PSD forcon të majtën, vota për PSD garanton stabilitet në qeverisjen lokale dhe këto mund të përmblidhen në një slogan të thjeshtë, “voto PSD beso tek e majta”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini