Krijimi i një poli të tretë nga 3 parti brenda koalicionit të majtë do të bënte të mundur një opozitarizëm të vërtetë përballë maxhorancës aktuale.
Skënder Gjinushi , ideatori i krijimit të një grupi të përbërë nga partia që ai drejton si dhe dy parti të tjera të majta e sheh këtë si të vetmen mundësi për të patur një aleance të qëndrueshme dhe jo një qëndrim opozitar të nënshtruar siç e vlerëson ai Opozitën aktuale të drejtuar nga Edi Rama.
Gjinushi nuk pranon të pohojë se grupi i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti është një çarje e të majtës. Por gjithsesi ai e vlëreson këtë si një strategji për të rritur presionin për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirës. Kusht ky kryesor edhe në platformën e nënshkruar vjeshtën e kaluar nga të gjitha partitë e Opozitës së bashkuar dhe e mbështetur publikisht nga kryetari Partisë Socialiste.
Shpresë pak se produkti i reformës zgjedhore do të jetë ai i kërkuar në platformën e Opozitës, Gjinushi kërcënon se do të denoncojnë çdo lëshim që Partia Socialiste do ti bëjë kërkesave të tyre në komisionin e reformës zgjedhore./tvklan.al