Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, ka treguar rrugën që do të mund t’i jepte zgjidhje bojkotit 2 mujor të kuvendit nga opozita.

Në një panel me analiste dhe politikane në emisionin opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Gjinushi tha se vetëm bashkëqeverisja me demokratet do të rikthente opozitën në kuvend. 

Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja?

Skënder Gjinushi: “Zgjedhja politike absolutisht është… as zgjedhje të lira s’mund të garantosh me një qeveri të njëanshme”.

Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja pra dakord?

Aleksandër Frangaj: “Qeverinë nuk e cakton ti mor burrë”.

Blendi Fevziu: Që opozita ty në bashkëqeverisje me këtë mazhorancë”.

Skënder Gjinushi: “Po, dhe aty njihet, fiton legjitimitet kuvendi, fiton vota, fiton 84-ra, garantojnë reforma të pa anshme, garantohet proporcionalin e gjyqësorit”.

Aleksandër Frangaj: “Zoti Gjinushi e lini bojkotin, i lini kutitë, i lini protestat po tu ofrua posti në qeveri?

Skënder Gjinushi: “Jo posti mua, s’ka rëndësi fare, s’ka rëndësi fare. Jo të hyjmë ne mo, s’është puna se hyjmë ne”.

Aleksandër Frangaj: Po ku është puna?

 Skënder Gjinushi: “Është puna që krijohet qeveri që ka mbështetjen e votës”.

Aleksandër Frangaj: “E ka marrë, 71 deputet do qeveria, 71 ka. Zgjidhja që ofrojë zoti Gjinushi është të iki Ilir Meta nga qeveria të vij Edi Rama thotë dhe jemi në rregull”.

Skënder Gjinushi: “Jo. As Saliu, as Edi”.

Aleksandër Frangaj: “As Saliu, as Edi. Po kush të vij, të vish ti?

Por përfaqësuesi i PBDNJ Leonard Solis, tha se opozita duhet të futet në kuvend.

Leonard Solis: “Unë do të doja që PS qysh nesër nuk është turp fare të hyjë të bëj rolin e opozitës në parlament, të hyjnë edhe ata qindra.. qindra thash më falni. 60 sa janë çuna e goca të reja sepse do vdesin të virgjër, janë kandidat për deputet, të hyjnë dhe të ushtrojnë mandatin të piqen. PS në opozitë duhet të rrisë besimin e elektoratit ndaj vetes të filloj të vetërregullohet, të rritë besimin e anëtarëve të kryesisë që e kanë humbur ndaj kryetarit, të rritet vetë, të rritë besimin e elektoratit dhe të bëj një opozitë konstruktive të fort dhe jo të shtrembët”.

Në opinion u debatua për rreth 2 ore e gjysmë kryesisht mbi bazën ose jo ligjore ku mbështet kërkesa e PS-së për një komision hetimor që të hape kutitë e votimit.

Në logjikë përfundimtare të gjithë ranë dakord se një veprim i tillë shkel kompetencat e sistemit gjyqësor, nisur dhe nga një vendim i hershem i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2003. 

Një gjë për të cilën ishte dakord dhe kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, që sugjeroi në këtë rast zgjidhje politike.

Aleksandër Frangaj: “Ky vendim i gjykatës kushtetuese është për Edi Ramën është. Për komisionin e Edi Ramës është”.

Skënder Gjinushi: “Po. Dhe unë mbaj të njëjtin qëndrim. Pra komisioni hetimor nuk merr kompetenca. Se kupton dot. Po të ngresh një institucion që se ka ligji deri sot, që të anulojë vendimet e mëparshme, atëherë është shkelje kompetence dhe ndërhyrje. Komisioni hetimor zbardh çdo lloj çështje pavarësisht kush e ka shqyrtuar, pa i hyrë në atributet e…”

Aleksandër Frangaj: “E thua ti. Po ma lexo? Nuk prek dot vendime të gjykatës. Nuk heton dot vendime të gjykatave e ke shqip zotëri. E ke shqip, ta lexoj unë?

Skënder Gjinushi: “Nuk prek vendime. O Sandri ta dhashë shembullin njëherë që në 2001-shin, zgjidhja politike ka qenë mbi vendimet e gjykatës 1”.

Andrea Stefani: “Kriza e sotme në Shqipëri është mungesa e drejtësisë së pavarur dhe në rast se ne. Sandri nxjerr aty komentin që ka bërë…”

Aleksandër Frangaj: “Ky është vendimi i gjykatës”.

Andrea Stefani: “Vendimi i Gjykatës. Është një vendim gjykate dhe për fatkeqësinë tonë janë këta politikan që e kanë bërë të prerë këtë vendim në kod. Kështu që në këtë rast, qeveria gjen alibinë më të madhe ligjore që të thotë kjo çështje është e mbyllur sepse është me vendim të prerë . po për mua ajo është me vendim të prerë, po zgjidhja nuk është e drejtë. Pra me procedurë është e saktë, s’ke çi thua drejtësi nuk ka”.

Aleksandër Frangaj: Po si zgjidhet?

Andrea Stefani: “Nuk zgjidhet e kanë fut mat këta, sepse s’ka drejtësi të pavarur. Është mat kjo punë dhe çështja është si do të bëjmë që të dalim nga ky kurth ku na kanë fut politikanët për 20 vjet”…/tvklan.al