Paratë për ndërhyrjen në pallatin e shembur në Shtuf të Gjirokastrës janë akorduar po projekti nuk është gati. Disa banorë i kërkuan bashkisë zgjidhje, pasi janë në prag të dimrit dhe nuk dinë ku do të jetojnë.

Pamja e pallatit është po ajo e disa muajve më parë. Çarje muresh, dhera që po e dëmtojnë më tepër deri në rrëzim të plotë. Për këtë arsye 25 familjet iu drejtuan bashkisë për t’u informuar se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Fondi prej 85 milionë lekësh është akorduar por nuk është tërhequr në mungesë të një projekti nga ana e emergjencave civile. Banorët janë të trembur pasi stina e dimrit po afron dhe aty në Shtuf nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje.

Banori 1:

Ne na ka humbur durimi. Erdhi tetori shirat do të fillojnë dhe me shirat e para aty nuk do të mund të ndërhysh më. Vetë specialistët na e kanë konfirmuar këtë gjë.”

Disa nga familjet janë larguar dhe janë vendosur me qira në ambiente të tilla. Por kjo për ta është e papërballueshme. Ata thonë se nëse nuk do të ndërhyhet në kohë do të hyjnë në grevë urie.

Banori 2:

“Do të shkojmë atje tek shtëpia i gjithë pallati dhe do të rrimë atje brenda do të bëjmë grevë.”

Në muajin Shkurt, 25 familjet e këtij pallati tetëkatësh u gjetën të papërgatitur nga zemërimi i motit dhe u përballën me masiv dheu që zbarkoi sipër shtëpive të tyre.

Prej asaj kohe kanë kaluar 8 muaj dhe ata janë detyruar ose të jetojnë në gërmadha ose në ndonjë ambient tjetër ku duhet të paguajnë çdo muaj./abcnews.al