Këto pamje që jeni duke ndjekur i përkasin shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhio” në qytetin e Gjirokastrës. Vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor ambientet ku do të qëndrojnë 1000 nxënës janë jashtë çdo norme të higjienës.
Sipas drejtorit Arben Rexha kjo shkollë rrezikon të hapet këtë vit akademik pasi mungojnë dhe gjerat më elementare si uji apo bankat dhe karriget në klasa. Në disa kabinete mund të gjesh dhe kafshë të ngordhura si minj apo mace.
Arben Rexha: “Po të shikosh higjienën nëpër klasa përsëri lë për të dëshiruar. Nuk ka banka, nuk ka karrige, nuk ka dyer, nuk ka xhama. Kushtet higjieno-sanitare në këtë shkollë janë skandaloze. Po të vesh poshtë në labirintet e katit nën dhe mund të gjesh minj e mace të ngordhura nga të gjitha anët. Nuk e di se çfarë bën pushteti lokal për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk po ndihet fare që do fillojë viti i ri shkollor. Duhet të ketë ujë 24 orë, këtu nuk ka as 24 sekonda ujë.”
“Koto Hoxhio” është shkolla 9 vjeçare më e madhe persa i përket numrit të nxënësve në qytetin e Gjirokastrës./tvklan.al