Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Çarja e tubacioneve kryesore të ujit të pijshëm nga firma që po ristrukturon shëtitoren “18 Shtatori”, ka lënë pjesën më të madhe të Gjirokastrës për 7 ditë radhazi pa ujë. Kryerja e punimeve ka shtuar koston e jetesës së gjirokastritëve, pasi për të shuar etjen, ata duhet të blejnë ujë me 10 mijë lekë për çdo ditë nga autobotet.
Drejtuesit e firmave ndërtuese edhe pse e marrin përsipër riparimin e defekteve, thonë se ky proces kërkon kohë dhe riparimi i menjëhershëm është i pamundur. Ndërsa drejtori i ujësjellësit Gëzim Muho shprehet, se ndërmarrja nuk mund të përballojë koston e avarive.
Gëzim Muho: “Disa pika të nxehta janë krijuar edhe në vazhdimësi, sepse për efekt të punimeve që po bëhen nga bashkia për rikonstruksionin e rrugëve të kanalit të madh, kjo jo për faj të ndërmarrjes së ujit, por për efekt të punimeve që po bëhen nga ana e bashkisë.”/tvklan.al