Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Gjirokastritët të etur për ujë. Që prej disa ditësh në çezmat e shumë shtëpive gjirokastrite nuk pikon më ujë. Përdorimi i ujit të pijshëm nga fabrikat e vetonit, për vaditje, apo edhe nga 11 lavazhe të qytetit ka lënë në thatësirë banorët. Sipas specialistëve, në ujësjellës ndërhyrjet janë dyfishuar duke vështirësuar dhe mbushjen e depove të ujit prej nga të cilët shpërndahen në qytet.
Ndërkohë 180 familje në lagjen “Dunavat” dhe 143 familje në lagjen “Manalat” dhe “Cfak”, nuk paguajnë faturën e ujit, duke shkaktuar një deficit prej 9.5 milion lekë. Banorët e fshatrave Valare dhe Kajre, në mënyrë të paligjshme furnizohet me ujë nga ujësjellësi i Hasit, një nga furnizuesit kryesor të qytetit.
Sipas specialistëve të ujësjellësit, prurjet e ujësjellësit që furnizojnë Gjirokastrën janë 100 litra në sekondë dhe 61% e tyre janë humbje. Qytetarët, të cilët në masën më të madhe janë shumë korrekt me pagesën, detyrohen që ujin e pijshëm ta sigurojnë me kova ose ta blejnë./tvklan.al