Shkak, shkelja e barazisë në tendera e ish-kryebashkiakes në bashkëpunim me 6 zyrtarë të tjerë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë vendim për pezullim nga detyra e prefektes së Qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, për shkak të shkeljes së së “barazisë në tendera” gjatë kohës që ajo mbante postin e kryetares së Bashkisë së Patosit.

Vecc Baliajt, nën hetim janë edhe 6 zyrtarë të tjerë të bashkisë Patos. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim,  dhe “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim për dy tendera publikë.

Përkatësisht, “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme, me fond limit 6,7 milionë Lekë, si dhe “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, në vlerën 8,6 miliardë Lekë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës të pezullimit nga funksionet publike të 4 zyrtareve përshirë prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj, ndërsa 3 punonjësit e tjerë të Bashkisë Patos kanë detyrimin e paraqitjes në Policinë Gjyqësore.

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ekzekutuar këtë të shtunë masat e sigurimit të caktuara me vendimin e të GjkKO, ndaj gjashtë të hetuarve, por për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit.

Klan News