1 vit heqje lirie kërkoi Prokuroria e Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, për të cilin i tha gjykatës ta shpallë fajtor për përfshirje në korrupsion zgjedhor. SPAK gjithashtu i kërkoi gjykatës së Posaçme ta ndalojë atë të ushtrojë detyra publike për 5 vite.

Në seancën e radhës që do të mbahet në 10 Janar, Memolla nëpërmjet avokatit të tij do të kundërshtojë akuzat dhe masën e dënimit të kërkuar.

Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektriçist, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Për Prokurorinë e Posaçme, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.

SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla komunikon premtonte punësime në Bashkinë Rrogozhinë.

Tv Klan