Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhonës, u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme ku dha deklarime përballë treshes së gjyqtarëve në procesin ku po gjykohet se është përfshirë në korrupsion zgjedhor.
Në dalje nga seanca ai tha se uronte që ky proces të nxirrte të vërtetën.
Memolla u mor i pandehur në baze të një video të publikuar në media në vitin 2021 ku dëgjohej teksa ndalonte prerjen e energjisë elektrike për një familje, sipas SPAK me qëllim sigurimin e votave.
Tv Klan