Në verifikim, veprimet e kryera për dëmshpërblimet e tërmetit
Prokuroria e Posaçme është duke hetuar kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, me dyshimet se është i përfshirë në shpërdorim detyre dhe korrupsion në procedurat për dëmshpërblimet për dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Hetimi ndaj tij ka nisur disa muaj më parë pas një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike. SPAK ka dyshime se janë dëmshpërblyer njerëz të afërt të kryebashkiakut, apo 1 person dy herë, duke çuar në abuzim me fondet.
Burime nga SPAK, thanë gjithashtu se është duke u shqyrtuar një material tjetër në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut socialist, për të parë burimin dhe nëse arrin t’i justifikojë ato.
Memolla nga ana tjetër është marrë i pandehur më herët nga SPAK edhe për akuzën e korrupsionit në zgjedhje bashkë me disa persona të tjerë dhe çështja ndaj tij ndodhet në gjykim themeli.
Ai u regjistrua audio nga një zonjë teksa i premtonte ndërhyrje në institucione për të mos i prerë energjinë elektrike asaj pasi ishte në periudhë zgjedhjesh.
Tv Klan