Përveç gëzimit të madh për të sjellë një jetë një pasardhës, shumë prindër hasen me dilema për emrin që do i vendosin. Kohët e fundit sipas gjuhëtarëve dhe ekspertëve është ve një tendencë për të risjellë dhe një herë emra të vjetër, ilirë apo fetarë.

Megjithatë nga ana tjetër shumë prindër kanë tendencën për të vendosur emra të huaj. Shumë të tjera preferojnë të bëjnë bashkime zanoresh, që tingëllojnë bukur, ose bashkim të emrave të tyre që synojnë të kenë një kuptim të veçantë. Shijet dhe idetë janë unike, por një gjë është e sigurt, të gjithë janë në një mendje për të vendosur emra të padëgjuar më parë.

Në vendin tonë nuk ka një ligj që ndalon apo përcakton kritere për vendosjen e një emri. Profesoresha dhe gjuhëtarja Teuta Toska e ftuar në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon për publikun se ekziston një listë me emra në Gjendjen Civile, që janë të ndaluar. Emra të tillë si Mbaresa, Sos, Vajtim, Mjerin e shumë të tjerë sipas gjuhëtarëve janë cilësuar si emra të cilët cenojnë dinjitetin e fëmijës.

Aldo: Një emër është gjithmonë i diskutueshëm dhe mirëmendohet shumë gjatë përpara se të vendoset, megjithatë nuk ka një ligj apo rregull.

Teuta Toska: Ka një ndalesë në Gjendjen Civile për një listë emrash të cilët mendohet se fyejnë dinjitetin e një fëmije. Soset që ka qenë një emër i përhapur, që do të thotë se prindi ka pasur shumë fëmijë dhe kur gruaja ka mbetur shtatzënë i ka vendosur fëmijët emrin Sose për të mbyllur lindjet. Mbaresa ndoshta, kam pasur studente me emër mbaresa. Ankesa, vajtim, mundim, emra të tillë të cilët mendohet se janë emra që mund të prekin dinjitetin e një fëmijë. Pra unë mendoj se ka një listë në Gjendjen Civile për këta emra, për ata prindër të cilët nuk janë në formimin e duhur për ta kuptuar se çfarë domethënie ka pasur emri i gjyshes apo stërgjyshes dhe duan që ta rivendosin. Por, ligj tjetër nuk ka./tvklan.al