Sako: Vijojmë me rindërtimin, 405 pallate janë riparuar

Gjurmët që la tërmeti i 26 Nëntorit 2019 janë ende të dukshme në qytetin e Durrësit. 37.500 banesa u dëmtuan, disa u shkatërruan plotësisht duke zënë nën rrënoja dhjetëra qytetarë, 23 prej të cilëve humbën jetën.

Dy vjet më pas, në Durrës ka ende rrënoja, nga pallatet që u shkatërruan plotësisht. E të tjera pallate të shpallura të pabanueshme qëndrojnë si dëshmi e asaj lëkundje që tronditi vendin duke u gdhirë 26 Nëntori.

Edhe pse të rralla në këto pallate ka ende familje që jetojnë në rrezik.

Pasi banesat e tyre u shkatërruan 6 mijë familje u trajtuan me bonus qiraje, 4 mijë janë rikthyer në banesat e riparuara apo rindërtuara nga Bashkia e Durrësit, të tjerë janë në pritje. Puna më e madhe është përqendruar në riforcimin e pallateve me dëmtime DS4.

Në Manzë dhe Spitallë po punohet për ndërtimin e blloqeve të reja të banimit. 31 objekte arsimore u përcaktuan për rindërtim pas tërmetit, deri më tani vetëm 14 prej tyre janë dorëzuar ndërsa 17 të tjera janë ende në fazë proceduariale për nisjen e punimeve.

Tv Klan