Koha e shkurtër në dispozicion për deputetët e opozitës ka bërë që një prej tyre të lërë fjalën gjatë debatit që po zhvillohej për raportin e Avokatit të Popullit.
Bëhet fjalë për deputetin Kujtim Gjuzi, sipas të cilit, 1 minutë nuk shërben për t’i thënë të gjitha ato që donte të shprehte.
“Kryetar na keni heq fjalën, thamë ata të administratës që nuk flasim me të gjitha. 1 minut nuk kemi ça të flasim. Më mirë jepja këtë minutë kujt të duash”, tha Gjuzi.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai e falenderoi Gjuzin që kurseu kohën që nuk foli.
“Faleminderit për kohën që kurseve”, tha Ruçi.
Kreu i Kuvendit kishte vënë në dispozicion nga 1 minutë debat për deputetët e opozitës dhe nuk toleroi asnjë prej tyre që ta tejkalonte këtë afat./tvklan.al