Gjykata e Fierit dënon me 20 vite burg të arratisurin nga burgu i Greqisë (3 Tetor 2002)
Gjykata e rrethit të Fierit dënoi me 20 vjet burg një person, i cili është arratisur nga Greqia kua vuante dënimin me burg të përjetshëm. Fatmir Kallashi akuzohet se ka vrarë baxhanakun e tij për çështje pronësie.
Vrasja sipas dëshmitarëve në gjyq ka ardhur pas një grindjeje më viktimën Agim Shahaj në familjen e këtij të fundit. Në gjykatë ka dëshmuar edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka përshkruar si ndodhi ngjarja.
Fatmir Kallashi u dënua për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake. Ai është tashmë i dënuar edhe nga Gjykata e Apelit të Athinës në Greqi për shkeljet ligjit mbi lëndët narkotike.
Aktualisht në gjykatën e rrethit të Fierit i pandehuri i është nënshtruar edhe një tjetër gjykimi nga vendi ku vuante dënimin. I pandehuri është arratisur nga burgu i Korfuzit./tvklan.al