Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kjo është M. L. 50 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit. Dy ditë më parë ajo ka qenë tek shtëpia e vajzës së saj dhe pa dashur është bërë dëshmitare e një skene, ku dhëndri ka nisur të qëllojë mbi vajzën e saj pa asnjë shkak. Në këto kushte ajo ka rrëmbyer thikën e bukës dhe ka qëlluar disa herë mbi trupin e Alfred Bunës 27 vjeç, duke i shkaktuar plagë në shpatull e bel.

Ndërsa Buna ka përfunduar në sallën e operacionit në spital, Martja është arrestuar nga policia. Sot ajo ka dalë para gjykatës së Laçit, me akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Prokuroi pasi ka lexuar akuzën dhe provat, ka kërkuar burg pa afat për 50 vjeçaren, kërkesë që është miratuar nga gjykata. Gjatë seancës gjyqësore mungonte bashkëshorti dhe të afërmit e Lilës./tvklan.al