Do të shqyrtohen çështjet urgjente pas emërimit të 3 gjyqtarëve
Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të më shume se 35 mijë dosjeve të mbartura, Gjykata e Lartë ka nisur nga puna.
Vendimet e para i përkasin rekurseve administrative të depozituara në këtë gjykatë të cilat qëndronin në arkivat e kësaj gjykate. Aktualisht Gjykata e Lartë funksionon me 4 gjyqtarë nga 19 që përcakton ligji organik që duhet të ketë në trupën e saj.
Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohen çështjet emergjente, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve, si edhe shqyrtimi i rekurseve të çështjeve të themelit.
Tv Klan