Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dy lesbikeve që u martuan në Tiranë, për të regjistruar fëmijët me dy nëna.
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kishin paditur zyrën e Gjendjes Civile në Njësinë nr.2 në Tiranë duke kërkuar që të regjistronin me 2 nëna binjaket e tyre, H.M. dhe A.M. të lindura në Tiranë në datë 18.1.2021.
Por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për mosregjistrimin e fëmijëve me 2 nëna.
Dy lesbiket Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara u martuan disa muaj më parë në një ceremoni private me një prift të huaj në tarracën e bashkisë së Tiranës.
/tvklan.al