Gjykata e Lartë zbardhi sot vendimin e marrë në Dhjetor të vitit të kaluar për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Pas rekursit të bërë nga grupimi i Berishës, Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimmarrjen e Apelit, që e riktheu çështjen në Shkallën e Parë.

Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet rigjykuar në Apel nga një trupë tjetër.

Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit.

Tv Klan