Lajme Arkiva 2003
Gjykata e Shkallës së Parë e quan të drejtë vendimin e Këshillit të Rregullim Territorit për prishjen e dy kullave të ndërtuara nga Hawai Alb në Selitë të Tiranës. Ky vendim u dha gjatë seancës e cila vazhdoi deri në orët e pasdites. Trupi gjykues i çështjes dëgjoi pretendimet e fundit të avokatit mbrojtës të presidentit të firmës arabe El Sayed Metuali.
Avokati Shefqet Dizdari u shpreh se kjo gjykatë po e mban peng procesin ku si palë paditëse qenë edhe banorët të cilat kanë paguar apartamentet në dy kullat dhe se lidhur me këtë çështje gjykata ka pasur presione nga qeveritar të ndryshëm.
Mbrojtja kërkoi që procesi gjyqësor ku është paditur Këshilli i Rregullim Territorit të nisë nga e para, kjo sepse dje Gjykata e Apelit e pezulloi vendimin e këtij Këshilli deri në përfundim të procesit gjyqësor. Tashmë ky proces quhet i përfunduar në Gjykatën e Tiranës e cila u shpreh përfundimisht pro vendimit të KRT-së për prishjen e ndërtimeve.
Megjithatë brenda dy javëve të ardhshme Hawai Alb do ta ankimoj atë çfarë vendosi Gjykata e Tiranës në Gjykatën e Apelit dhe deri në fund të këtij procesi veprimet e policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve të kësaj firme në selitë do të jenë të pezulluara./tvklan.al