Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjykata e Faktit të Tiranës ka dënuar sot me 20 vjet burg të akuzuarit në procesin për vjedhjen e thesarit të shtetit në tunelet e Krrabës. Trupi gjykues shpalli fajtor ish-shefin e evakuimit të Ministrisë së Rendit, Arian Bishqemi, duke e dënuar atë për mos ruajtjen e objektit me 20 muaj heqje lirie. Ndërsa polici i ruajtjes Blerim Haka, u dënua me dy vjet burg.

Ndërkohë që të dënuarit kryesor ishin Ahmet Hyka nga fshati Krrabë dhe Pëllumb Dalti, të cilët u dënuan me 8 dhe 6 vjet heqje lirie. Ata u gjendën fajtor për akuzën e vjedhjes së bankave në bashkëpunim. Ndërsa Enver Hyka u dënua me tre vjet e gjysmë burg nën akuzën e grabitjes së mbetur në tentativ./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego