“Prokuroria e pa qartë mbi akuzat e ngritura”
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kthyer për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes “339”. Gjyqtarja Irena Gjoka i ka dhënë kohë 2 javë prokurorëve të SPAK, që të qartësojnë akuzën për secilin nga të pandehurit.
Bëhet fjalë për 25 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Has që u zbulua gjatë operacionit VOLVO 4. Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale.
Sipas hetimeve, ata akuzohen se kanë kryer trafik narkotikësh, përpunim e magazinim drogë në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, por edhe “Pastrim të produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
Tv Klan