Gjykata e Lezhës la sërish në burg pa afat portugezin Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Mbrojtja kërkoi që portugezi të lirohej pasi ndaj tij nuk ka prova që ka qenë i përfshirë në vrasje, por gjykata nuk i mori përsipër akuzat.

Saraiva u shoqërua në gjykatë nën masa të forta sigurie. Ai u ekstradua nga Maroku rreth një vit më parë.

Për këtë ngjarje akuzohen edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan portugezin si dhe shqiptarin Edmond Haxhia i dyshuari si organizator dhe porositës i vrasjes.

Tv Klan