Nën masa të rrepta sigurie portugezi, Ruben Saraiva është paraqitur këtë të premte në prokurorinë e Lezhës, aty ku i është komunikuar përfundimi hetimeve në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në 2023.
I shoqëruar nga avokati i tij, Saraiva është njohur me akuzën e prokurorisë, e cila i ka komunikuar zyrtarisht se është autor i ekzekutimit të Nikulajt.
Ndërkohë po për këtë ngjarje në akuzë janë vënë dhe 4 shtetas britanik, të cilët bashkë me portugezin, Saraiva dyshohet se janë porositur nga shqiptari Edmond Haxhia, për kryerjen e vrasjes.
Hetimet për këta të 5 janë veçuar nga dosja e vrasësit portugez, pasi për ta ende nuk ka një vendim ekstradimi nga Anglia, vend ku janë vënë në pranga.
Për të zgjeruar rrethin e personave të përfshirë në ngjarjen kriminale të rreth 18 muajve më parë, prokuroria i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit, Ruben Saraivës, marrëveshje kjo që është refuzuar nga 29-vjeçari.
Tv Klan