Nën masa të rrepta sigurie portugezi Ruben Saraiva u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Lezhës.
Ai u njoh me vendimin e organit të akuzës që e mori zyrtarisht të pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Avokati i tij theksoi se prokuroria nuk ka asnjë provë të re ndërsa deklaroi se beteja ligjore do të vijojë
Sipas prokurorisë Saraiva dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Nikula, në Prill të vitit 2023 në lokalin e tij në Shëngjin. Shtetasi portugez u arrestua në Marok dhe organi i akuzës beson se porositësi i vrasjes është Edmond Haxhia.
Ai ndodhet i arrestuar në Angli bashkë me 4 shtetas britanikë që dyshohet se janë përfshirë në atentat.
Sipas hetuesve, britanikët që kishin ardhur në vendin tonë si turistë kanë pasur rolin e vëzhguesit të viktimës.
Klan News