shpetim gjika ne gjyqPas shtyrjes së disa seancave, procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka hyrë në normalitet. Por në seancën e parë, në Gjykatën e Tiranës, palambrojtëse dhe ekspertja e prokurorisë u përfshi në debate të ashpra.

Shkak për debatin u bë leximi i akt –ekspertimit të prokurorisë, sipas të cilit, Gjika është fajtor për dhënien e lejeve të ndërtimit në zona ku ndalohej me ligj.

Por sipas avokatit të kryebashkiakut të Vlorës, prokuroria nuk ka marrë në konsideratë një vendim që e lejon ndërtimin në këto zona.

Në seancën e ardhshme, me 7 Prill, mbrojtja do të ketë të drejtën t’I drejtojë pyetje prokurorisë. Ndërsa në cilësinë e dëshmitarëve do të pyeten 4 personat e parë të zgjedhur nga prokuroria. Shpëtim Gjika dhe 7 persona të tjerë akuzohen nga prokuroria për falsifikim të dokumentave zyrtare dhe ndertimet e paligjshme.