Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ky është i forti i Tiranës Nehat Kulla. Pas shumë muajsh arrest në qelitë e burgut të Elbasanit, ai ka dalë sot për herë të parë përpara gjykatës së Faktit të këtij rrethi. I arrestuar nga policia e kësaj prefekture pas një operacioni me në krye kolonel Kosenin, Nehat Kulla ka kërkuar sot transferimin e gjykimit të çështjes së tij në Gjykatën e Tiranës. Bashkë me Kullën transferimin e gjykimit e ka kërkuar edhe Ismet Ramadani, të cilët së bashku akuzohen për krijim bande të armatosur.

Sipas avokatëve çdo i pandehur sipas kodit të procedurës penale gjykohen në territorin e atij rrethi ku ai ka kryer edhe veprën më të rëndë penale, prandaj ata duhet të gjykohen në Gjykatën e Tiranës. Sipas avokatëve dy të akuzuarit në territorin e Elbasanit akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje.

Prokurori i kësaj çështjes ka protestuar dhe i ka kërkuar trupit gjykues të hedh poshtë kërkesën e të akuzuarve, në këto kushte trupi gjykues vendosi të jap vendimin e tij në datën 22 Maj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame