Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në seancën e zhvilluar sot në mesditë në ngarkim të të akuzuarve për vjedhjen e thesarit të Krrabës në 1997, kanë dalë fakte që provojnë se grabitja është kryer nëpërmjet një godine të SHIK-ut ngjitur me objektin. Është provuar tashmë se tentativa për të shpërthyer derën e tunelit me antitank ka dështuar.
Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzat shpërdorim detyre, që rëndojnë mbi kolonel Bishtqenin. Ky i fundit nuk ka qenë ngarkuar për ruajtjen e objektit, por për inventarizimin fizik të tij. Objekti lumi dhe vetë thesari i koduar me emrin “çeliku”, kanë qenë në ruajtje të repartit të policisë 324. Gjyqi vazhdon me dyer të mbyllura për shqyrtimin e dokumenteve të klasifikuara sekrete./tvklan.al