Në audicionet e “X Factor Albania” në Tv Klan, Klarisa, një konkurrente e re dhe shumë e talentuar, dhuroi një performancë magjike që e bëri jurinë të ngrihej në këmbë.
Me një vokal të fuqishëm dhe një interpretim të jashtëzakonshëm, ajo siguroi 4 “po” dhe mori shumë komplimenta.
Por ajo që e bëri këtë moment akoma më të veçantë ishte mbështetja e fortë nga gjyshi i saj, i cili ishte i pranishëm në prapaskenë, duke e shoqëruar në këtë natë të veçantë.
Gjyshi i Klarisës shprehu mbështetjen dhe krenarinë për mbesën, duke treguar sa shumë e mbështet atë në rrugën e saj muzikore. Në një intervistë me Alketa Vejsiun, ai dha një tjetër moment spektakolar duke kënduar një këngë.
Ai tregoi se në rininë e tij ka pasur pasion muzikën dhe madje ka qenë pjesë e “Estradës së Vlorës” në rininë e tij./tvklan.al