Të gjithë po përgatiten për gjysmëfinalen e parë të EURO 2008, Gjermani-Turqi. Veçanërisht në Berlin ku pritet që rreth 500 mijë tifozë ta ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdhenj. Gjermanë dhe turq do të jenë së bashku në këtë sfidë, në sheshin përpara portës së Bradenburgut.
Kjo ndeshje nuk luhet për herë të parë në një aktivitet zyrtar, pasi në vitin 1954 Gjermania perëndimore e drejtuar nga Sepher Berger, mundi 2 herë në takimet me grupet Turqinë dhe në fund u shpall kampione e botës.
Skuadra e 54 viteve më vonë është sërish favorite si nga shoqëritë e basteve, por edhe nga historia. Gjermania në 6 gjysmëfinalet e mëparshme në Europian ka shkuar më tej në 5 raste, duke u shpallur tre herë kampione.
Yoakim Low tashmë ka të gatshëm edhe mesfushorin Toster Frings, i cili e ka marrë veten nga dëmtimi. Nga ana tjetër problemet e trajnerit të Turqisë Fatih Terim mbeten po njëlloj. Mungesat e shumta e kanë detyruara atë ti kërkojë UEFA-s që të ketë mundësinë të përdorë si sulmues portierin e tretë në rast se do t’i nevojitet.
Mbrëmja e së mërkurës pritet të jetë e ndezur në Bazel, pasi në stadium do të jenë edhe Angela Merkel dhe Rexhep Tayip Erdogan. Ndërsa në qytet priten të mblidhen rreth 100 mijë tifozë. /tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku