Trajneri i kombëtares italiane Roberto Donadoni ka deklaruar se nuk mendon të japë dorëheqjen pavarësisht eliminimit të ekipit nga Spanja në këtë Europian. Duke shtuar se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.
Sipas fjalëve që qarkullojnë në shtypin vendas në këtë turne kombëtarja është paraqitur pa ide dhe energjinë e duhur dhe si pasojë Donadoni duhet të shkarkohet nga federata, duke hedhur tezën e rikthimit të Marcelo Lipit në këtë stol.
Roberto Donadoni: “Absolutisht jo, nuk besoj se ka kuptim të flasim për dorëheqje. Nuk më pëlqen kjo logjikë, po të kishim fituar pas 11-metërshave do të ishim tirumfator, tani jemi të dërrmuar. Nuk më duket e drejtë në të dy rastet, një 11-metërsh i humbur nuk ndryshon mendimin ti për një Europian. Do të isha budalla po ta shihja në këtë aspekt.”
Një pikë e kontratës 2 vjeçare të re të Donadonit, thotë që trajneri mund të shkarkohet brenda 10 ditësh. Federata italiane e futbollit nga ana e saj e ka pranuar se do të analizojë në thellësi situatën, përpara se të marrë një vendim./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku